Protesta para Qeverisë kundër Ligjit për gjuhët, kërkojnë nga Ivanov të mos e nënshkruajë dekretin

Maqedonia

Protesta para Qeverisë kundër Ligjit për gjuhët, kërkojnë nga Ivanov të mos e nënshkruajë dekretin

Më: 18 mars 2018 Në ora: 17:28
Protesta para Qeverisë

Një grup qytetarësh, kryesisht të moshuar, kanë protestuar sot para Qeverisë, për të kundërshtuar miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë.

Ata kanë kërkuar nga kryetari i shtetit Gjorge Ivanov të mos e dekretojë këtë lig, i cili sipas tyre është i dëmshëm për karakterin unitar të shtetit.

“Ligji për gjuhët është ligj që rrezikon Maqedoninë dhe nuk ka bëjë aspak me të drejtat e një minoriteti, por është ligj që hap derë që të dezintegrohet Maqedonia dhe duhet të ndalohet me çdo kusht.”, u shpreh Filip Petrov, njëri nga organizuesit e kësaj proteste.

Njëkohësisht, protestuesit kanë drejtuar akuza ndaj Qeverisë, kryeministrit Zaev dhe deputetëve të LSDM-së, të cilët sipas tyre kanë tradhtuar shtetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat