Ngecin bisedimet për ligjet reformuese

Maqedonia

Ngecin bisedimet për ligjet reformuese

Më: 18 mars 2018 Në ora: 16:17
Hristijan Mickoski

MRO-DPME-ja kritikon politika e Qeverisë aktuale duke i krahasuar ato me periudhën e komunizmit. Kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski theksoi se shumica po propozon ligje të cilat sipas tij janë më të këqija nga ato të komunizmit. Mickoski thekson se pjesëmarrja e subjektit të tij në negociatat me LSDM-në ka për qëllim përpilimin e ligjeve përmes të cilëve do të zbatohen reforma të vërteta.

Në vazhdimësi marrim pjesë në proces. Jemi pjesëmarrës me njerëzit dhe kuadrot tona. Nëse pak janë të sinqertë LSDM-ja do të konfirmojnë dhe dëshmojnë qasjen tonë dhe veprimet tona në modelimin e ligjeve reformuese. Ato që vijnë si propozime nuk mund as të quhen reformuese sepse janë të cilësisë më të keqe se sa në kohën e komunizmit. VMRO-DPMNE-ja do të mbetet e fokusuar pasi që interesi i qytetarëve është që shteti të ecë para, të zbatohen reformat të cilat do të sjellin jetë më cilësore – deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Micksoki nuk dha detaje rreth rezultateve që grupet e punës kanë arritur për ligjet reformuese. Lidhur me protestat e dhunshme, reagimet ndaj Ligjit për përdorimin e gjuhëve, protestat para shtëpive të deputetëve dhe djegien e veturave të tyre, i pari i VMRO-DPMNE-së thekson se përgjegjësia duhet të kërkohet tek shumica parlamentare. Mickoski edhe sot paralajmëroi protesta të organizuara nga subjekti tij.

Ne si parti nuk arsyetojmë asnjë lloj dhune. Por gjithsesi përgjegjësia për gjithçka që po i ndodh Maqedonisë këto ditë është e shumicës sepse tashmë disa herë pa asnjë argument të vetëm i kanë injoruar apelet tona të cilat si parti i kemi adresuar ndaj tyre. Vërtet më vjen keq për këtë që po i ndodh Maqedonisë tani. Ne shumë qartë treguam se çfarë pason dhe çfarë hapa do të ndërmarrim si dhe kur do të fillojnë protestat të cilat do t’i organizojë VMRO-DPMNE-ja. Opinioni do të informohet saktë dhe në kohë për çfarëdo që do të ndërmarrim – theksoi ai.

Duke akuzuar kryeministrin Zoran Zaev për koncesion politik, Mickoski akuza drejtoi edhe ndaj kreut të BDI-së Ali Ahmeti i cili sipas tij me dhunë realizon kauzën kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat