Lëndohet një polic pas zënkës në lagjen Aerodrom të Shkupit

Maqedonia

Lëndohet një polic pas zënkës në lagjen Aerodrom të Shkupit

Më: 18 mars 2018 Në ora: 16:06
Ilustrim: Maqedoni

Para një restorani në qendrën tregtare të lagjes Aerodrom, dje disa persona, ndër të cilët edhe një polic, janë të lënduar në një rrahje.

Sipas informatave të MPB-së, incidenti ka ndodhur rreth orës 4 kur në SPB Shkup është denoncuar se në bulevardin ‘Jane Sandanski’, D.J.(31) dhe V.Gj.(27), të dy nga SHkupi kanë qenë të sulmuar nga S.S.(23) dhe tre persona tjerë të panjohur.

Dy policë të cilët në ato çaste kanë qenë në afërsi, janë munduar që, pas identifikimit me shenjat zyrtare të ndalojnë prishjen e rendit dhe qetësisë publike. Por S.S. ka sulmuar njërin nga policët, të cilin e ka goditur me grushta në kokë, pas çka polici ka kthyer është përfshirë në zënkë, ndërsa më pas katër sulmuesit kanë ikur me veturë.

Pas këtij rasti është njoftuar edhe Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë MPB-së si dhe prokuror kujdestar, sipas urdhërave të të cilit punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat