Maqedonia bëhet pikë transite për kalimin e gazit natyror

Maqedonia

Maqedonia bëhet pikë transite për kalimin e gazit natyror

Më: 18 mars 2018 Në ora: 15:40
Ilustrim

Grupi punues i përbërë nga anëtarë të shoqatës aksionare shtetërore, Resurse energjetike të Maqedonisë (REM) dhe kompania greke për menaxhim me sistem për transmetim të gazit natyror në Greqi (DESFA) bisedojnë edhe i vërtetojnë kornizat kohore dhe detajet në terren dhe nga ana e Maqedonisë për realizimin e trasesë së ndërlidhjes me gaz mes Maqedonisë dhe Greqisë me interkonektor.

Traseja është e gjatë rreth 120 kilometra rrjet gazpërçues nga gjashtëdhjetë kilometra në anën greke dhe të Maqedonisë.

Siç njoftojnë sot nga pres-shërbimi qeveritar, konform masave për ndërtim të besimit mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë dhe intensifikimi i marrëveshjes dypalëshe e inicuar nga kryeministrat e dy vendeve, ekspertët janë dakorduar se Projekti është zgjidhje e mirë për Maqedoninë dhe Greqinë dhe hap mundësi për thellim të bashkëpunimit në energjetikë, por edhe nxitje të bashkëpunimit rajonal energjetik të Ballkanit, në pajtim me politikat shtetërore të Bashkimit Evropian. Kështu, kushtet e krijuara për bashkëpunim në nivel politik inicuan fillim të aktiviteteve për realizimin e projektit në nivel teknik.

Me këtë projekt do të ndërtohen rreth 120 kilometra rrjet gazpërçues (rreth gjashtëdhjetë kilometra në anën e Maqedonisë dhe gjashtëdhjetë në atë greke), ndërsa Maqedonia fillon nismë për zhvillim të korridoreve të reja të gazit në Evropën Juglindore.

“Realizimi i këtij projekti është me rëndësi të veçantë për Republikën e Maqedonisë sepse krijohen kushte për inkuadrim të vendit drejt projektit TAP si dhr shfrytëzim i gazit natyror të lëngshëm (TPS) nga rezervoaret e Greqisë. Me këtë do të mundësohet transitim i gazit natyror nëpër Maqedoni i cili më tej mund të shfrytëzohet edhe nga konsumatorët e vendeve tjera në rajon, me çka do të nxitet zhvillim i infrastrukturës për vendet e Ballkanit Perëndimor”, qëndron në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë.

Pason përpunim i fizibiliti studimit, e cila do t’i përfshijë aspektet teknike dhe ekonomike në ndërlidhjes me gaz dhe do të ofrojë zgjidhje konkrete për infrastrukturën e nevojshme në territorin e dy shteteve. Për fillim është parashikuar që linja gazpërçuese të ketë performansa teknike projektuese prej dy deri tre miliardë metër gaz kub.

Me qëllim që të fillohet realizimi i projektit këtë vit, Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë së bashku do të aplikojnë për mjete financiare në institucionet ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat