Protesta para Qeverisë së Maqedonisë kundër ligjit të gjuhëve

Maqedonia

Protesta para Qeverisë së Maqedonisë kundër ligjit të gjuhëve

Më: 18 mars 2018 Në ora: 15:05
Protesta para Qeverisë së Maqedonisë

Dhjetëra protestues janë mbledhur sot para Qeverisë së Maqedonisë në shenjë proteste kundër ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Ata porositën kryetarin e shtetit Gjorge Ivanov që të mos e dekretoj ligjin në fjalë. Protesta po vazhdojnë të qeta dhe deri më tani nuk është vërejtur ndonjë incident.

Përndryshe dje në llogari të ndryshme në rrjetet sociale bënin thirrje për protesta masive dhe bllokim të rrugëve. E ndërsa mbrëmë qindra qytetarë janë mbledhur në shenjë revolte para shtëpisë së deputetit të LSDM-së nga Velesi, Pançe Ivanov. Edhe në Prilep u zhvillua protestë me thirrje dhe pankarta kundër ligjit të gjuhëve.

Nga Ministria e Brendshme lajmërojnë për 5 raste të incidenteve, duke përfshirë edhe djegien e automjetit të deputetes së LSDM-së nga Vinica Sllavica Shumanska- Miteva dy ditë më parë, shkarravitjen e Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve dhe të disa objekteve të tjera në qytete të ndryshme të vendit por pa dhënë detaje të reja.

Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua ditë më parë në një situatë të tensionuar brenda dhe jashtë Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat