Qeveria miratoi ndryshimet e dy ligjeve për gjyqësorin

Maqedonia

Qeveria miratoi ndryshimet e dy ligjeve për gjyqësorin

Më: 18 mars 2018 Në ora: 13:20
ilustrim

Qëllimi kryesor i Ligjit është përfshirja e kritereve cilësore për vlerësimin e punës së gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave në çdo dy vjet.

”Me ndryshimet që propozohen përforcohet cilësia e kriterit për vlerësimin e gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave në raport me kuantitetin. Po ashtu është bërë edhe ndërtimi i rekomandimeve të Komisionit Venecian të dhëna në ndryshimet e fundit dhe plotësimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor, në raport me punën transparente të Këshillit. Përfshihen edhe ndryshimet e parapara me Strategjinë për reforma në sektorin gjyqësor”, informon qeveria.

Qeveria po ashtu shqyrtoi dhe konstatoi Projektligjin për ndryshme dhe plotësime të Ligjit për gjykatat, miratimi i të cilit vjen si pasojë e reformës në Gjyqësor, të përcaktuar në Strategjinë për reforma në sistemin gjyqësor. Nga qeveria informojnë se të dy Projektligjet ai për Këshillin Gjyqësor dhe ai për Gjykatat, do të dorëzohen në Kuvend në përputhje me Nenin 137 të Rregullores së Kuvendit për procedurë të mëtutjeshme të miratimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat