Super stuhi në Ohër, rrezikohet qyteti nga vërshimet

Maqedonia

Super stuhi në Ohër, rrezikohet qyteti nga vërshimet

Më: 18 mars 2018 Në ora: 10:25
Ohri

Qyteti i Ohrit është kapluar nga një super stuhi që ka ngritur në këmbë Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe autoritet lokale për t’u përballur me këtë katastrofë që i rrezikohet qytetit piktoresk.

Nga video e TV21 shihet se liqeni është duke dalë në breg dhe në rrugën afër bregut.

“Ne dolëm në teren dhe normalisht edhe ekipet tona do të jenë gjatë gjithë natës në teren, kurse nga mëngjesi në orën 5 fillojmë me pastrimin intenziv të qytetit. Për fat të keq Ohrin e kapi moti i keq i cili një kohë të gjatë nuk mbahet mend në qytetin tonë , megjithatë presim që situata të normalizohet gjatë natës”, u shprehe Jovan Stojanovski, Kryetar i Komunës së Ohrit.

Nga ana tjetër, Ramiz Merko i Strugës thotë se ky qytet nuk rrezikohet nga kjo stuhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat