Ganiu: Do t’i kthejmë jetën Çarshisë së Vjetër

Maqedonia

Ganiu: Do t’i kthejmë jetën Çarshisë së Vjetër

Më: 17 mars 2018 Në ora: 20:42
Visar Ganiu

820 mijë euro është granti i fituar nga Komuna e Cairit, për promovimin e turizmit në Çarshinë e vjetër, një ndër atraksionet më të bukura të Shkupit, por që qëllimisht është lënë pas dore për vite me radhë.
 
Një vit më parë Carshisë iu ndërruan fasadat e dyqaneve të saj, tani, me grantin e ri nga Banka Botërore, në kuadër të projektit për  konkurencë lokale dhe rajonale,por edhe me participimin e vetë komunës me një shumë prej 180 mijë eurosh, Çarshisë së Vjetër  do ti ndërrohet tërësisht pamja, do ti ndërrohet kalldërma,dyqanet e saj do të rikthehen në pamjen sa më orgjinale, e gjitha me një qëllim, tërheqjen e tursitëve të huaj por edhe rikthimin në Çarshi të shkupjanëve. 
 
“Bëhet fjalë për një projekt me vlerë 820 mijë euro, ku do të përfshihet rekonstruimi I kalldërmës në rrugën kryesore të Çarshisë. Kemi një numër të konsiderueshëm të dyqaneve të cilat do të ndrrohen vitrinat, kuptohet tendat do të sigurohen për dyqanet në fjalë, sinjalizimi do jetë digjital, gjithashtu do ketë edhe smart tables ose tabela të mencura ku turistët do marrin informatë për çdo monument kulturohistorik të qarshise dhe në rrethinë të qarshisë. Mendoj që një pjesë bukur të mirë të asaj do ta realizojmë me anë të këtij projekti”, tha për MTV2, Visar Ganiu, Kryetar i Komunës së Çairit.
 
Pamja e  Çarshisë së Vjetër të Shkupit, padyshim që është atraktive për turistët, që momentalisht vijnë këtu  për blerë suvenirë apo provuar ushqimet tradicionale.
 
“Do të jetë edhe një konferencë ndërkombëtare e cila do të mbahet. Ku do marrin pjesë gjithë qytetet të cilat kanë Çarshi të vjetra, dhe do të këmbehen mendime dhe ide dhe kuptohet dso absorvojmë përvoja edhe nga qytete tjera të cilat merren me këtë punë. Për ti rujt vlerat në këto qarshi të vjetra, dhe për ti revitalize qarshitë e vjetra” tha Ganiu.
 
Afati i implementimit të projektit për promovimin e turizmit në Çarshinë e vjetër, pritet të përfundojë për 18 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat