“Standard dhe Poors” konfirmoi vlerësimin e rejtingun kreditor të Maqedonisë

Maqedonia

“Standard dhe Poors” konfirmoi vlerësimin e rejtingun kreditor të Maqedonisë

Më: 17 mars 2018 Në ora: 18:50
Standard dhe Poors

Në raport agjensoni vlerëson se stabiliteti politik është përmirësuar me formimin e qeverisë dhe është shënuar përparim në zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Kjo sipas agjensisë duhet të rezultojë me përmirësimin e besimt dhe intensifikimin e rritjes ekonomike.

Në raport gjithashtu janë vlerësuar përparime të caktuara për reformat në  gjyqësor, administratën publike, furnizimet publike dhe transparencës së financave publike. Politika jostabile ne te kaluaren ka pasur efekt negative në rritjen ekonomike, e cila u ngadalësua prej 3.9 perqind ne vitin 2015,në 2,9 ne vitin 2016 dhe ne 0 përqind ne vitin 2017.

Sipas agjencionit per kete vite pritet qe të kemi ritje deri më 3 perqind me një kontribut pozitiv në investimet publike dhe private si pasqyrim i përmirësimit të stabilitetit politik, ndërsa poashtu pritet edhe një kontribut pozitiv nga eksportet neto.

“Standard dhe Poors” e vlerson borxhin publik si të moderuar ,projekton se në afat të mesëm ai do te jet 47 perqind nga Prodhimi i Brendshëm Bruto, vlerësimin e pasqyron deficiti buxhetor I pritshëm por edhe rritja e borxhit e ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore si dhe shlyerja e detyrimeve të papaguara të cilat u shpallën pas transferimit të pushtetit. Sipas raportit përmirësimi i rejtingut të vendit, mund të vijë vetëm nëse reformat rezultojnë me një rritje më të lartë të të ardhurave, ndërsa negatisht  ndaj rejtingut kreditor të Maqedonisë mund të ndikojnë tensionet politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat