Qytetarët e Maqedonisë gjithnjë e më pak blejnë automobila të përdorur

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë gjithnjë e më pak blejnë automobila të përdorur

Më: 17 mars 2018 Në ora: 18:24
Ilustrim

Shënon rënie blerja e automjeteve të përdorura. Të dhënat e Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë tregojnë se vitin e kaluar në vend janë importuar 23 mijë automobila të përdorur që është rënie prej 11,2 për qind. Importuesit e automobilave të përdorur shprehen se jostabiliteti politik ka qenë faktori kryesor që qytetarët të mos vendosin të blejnë automobil.

"Tremujori i fundit i vitit 2017 thjeshtë nuk kishte kurrfarë shitje të automjeteve që është e palogjikshme. Ja erdhi tani viti 2018. Çmimet e automjeteve janë rritur në Gjermani, nuk ka kurrfarë logjike për rënie të çmimeve, përveç atij zvogëlimi suçesiv" – thotë Igor Milladinov, pronar i një pike të shitjes së automjeteve të përdorura në Shkup.

Në fillim të marsit është vendosur ndalesë në Gjermani që të voziten automjete disel që kanë standard më të vogël se Euro 5, në ditë me ndotje të madhe. Në opinion u hap debati se këto makina nga Gjermania do të vërshojnë tregun e Maqedonisë, ku pjesa më e madhe e automobilave të përdorur janë me prejardhje gjermane. Milladinov shprehet se kjo nuk është e mundshme.

"Nuk do të ulen çmimet e automjeteve të importuara nga Gjermania për shkak se ato automjete nga Gjermania që janë më të vjetra se Euro 4, Qeveria gjermane i subvencion dhe ato shkojnë në mbeturina, automjetet që janë të vjetra, ato janë me vulë në librezën e qarkullimit dhe nuk mund të shiten në Maqedoni. Nuk ka logjikë që të bien çmimet e automjeteve" – shton Igor Milladinov.

Në Maqedoni në qershor të vitit 2016 hyri në fuqi ndalesa për importimin e automjeteve me standarde Euro 3, por ende është i lejuar importimi me standarde Euro 4 dhe Euro 5, të cilat tani janë të ndaluar në Gjermani. Në vend më së shumti importohen automobila të përdorur nga prodhuesit gjerman, francez dhe italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat