Dullovi: Drejtësia e mbivotuar s`është drejtësi

Maqedonia

Dullovi: Drejtësia e mbivotuar s`është drejtësi

Më: 17 mars 2018 Në ora: 15:20
Lirim Dullovi/ Almiri

Gazetari dhe botuesi i gazetës Koha, Lirim Dullovi sot përmes një statusi të fundit ka komentuar vendimin e rikualifikimit të lëndës së vrasjes së vogëlushit nga Kumanova, Almir Aliut duke e bërë kështu nga vrasje me paramendim në aksident komunikacioni kështu që gjykata ka lëshuar nga paraburgimi vrasësin Boban Iliq.
Dullovi këtë e quan si drejtësi e mbivotuar që nuk është drejtësi. 

Status i gazetarit Lirim Dullovi:

Rikualifikimi i aktpadise me mbivotim nga vrasje me paramendim ne aksident trafiku, arsyeton kritikat e vazhdueshme te faktoreve te brendshem dhe te huaj se ne maqesoni nuk ka drejtesi. Shqiptaret qe punojne ne kete sistem te qelbur duhet te dalin dhe te kundershtojne hapur kete padrejtesi ne baza etnike. Heshtja e shqiptareve qe punojne ne prokurori dhe ne gjykata nga kumanova e deri ne struge, nga ajo themelore e deri ne prokurorine e larte apo keshillin shteteror te prokuroreve por edhe te gjykatesve, asocon ne kosoven e viteve pas suprimimit te autonomise ne v.1989. Mbi 90 per qind e tyre leshuan vendet e punes duke kundershtuar ato politika antishqiptare. Ne Maqedoni shqiptaret qe punojne ne sistemin e drejtesise mendohen ende si te sillen. Per tu lavderuar eshte distancimi i kater prokuroreve shqiptare, por kjo nuk mjafton. Nevojitet solidarizim edhe nga koleget tjere. Me mbeturinat e sistemit si jovevski nuk reformohet gjyqesia. Per ate shkak protesta duhet te kete per qellim shkaterimin e plote te kesaj gjyqesie dhe ndertimin e saj nga e para. Ndryshe do te na perseriten raste te montuara, revolta e njerezve nga padrejtesia do te shprehet me protesta rrugeve, do te demtohen raportet nderetnike, e mos dhasht Zoti ta pesojne te pafajshmit dhe femijet tane. Nuk po kerkojme asgje nga prokuroret dhe gjykatesit shqiptare me shume se ate qe po e thote bashkesia nderkombetare. Le te tregojne me ke jane, me Jovevskat apo me drejtesine ? Mjaft heshtet rastet si SOPOTIN, MONSTREN, ALFAT. Heshtja juaj po i shton kesaj liste tani edhe ALMIRIN. Veproni dhe arsyetoni vendet e punes qe keni zene !!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat