Hadi Osmani: Për ne shqiptarët e LSDM-së Marrëveshja e Ohrit nuk është e mbyllur, siç thotë BDI-ja!

Maqedonia

Hadi Osmani: Për ne shqiptarët e LSDM-së Marrëveshja e Ohrit nuk është e mbyllur, siç thotë BDI-ja!

Më: 17 mars 2018 Në ora: 09:17
Hadi Osmani

Kandidati Ii LSDM-së në zgjedhjet e fundit në komunën e Likovës, Hadi Osmani, ka sulmuar rëndë BDI-në, parti e cila po mundohet ta shpallë të mbyllur Marrëveshjen e Ohrit.

Përmes një statusi në facebook, Osmani shkruan se BDI nuk ka të drejtë të flasë për Marrëveshjen e Ohrit, sepse nuk përfaqëson as 30 për qind të votuesve shqiptar.

“Për ne shqiptaret e LSDM-se Marrëveshja e Ohrit nuk është e mbyllur. Bdi ka te drejte ta mbylle vetëm selinë partisë se vet, por nuk ka te drejte ta shpalle te mbyllur Marrëveshjen e Ohrit, sepse nuk përfaqëson as 30 për qind te votuesve shqiptare ne Parlament.

Ka ende ceshtje te pazgjidhura qe burojne nga kjo marrëveshje. Ka çështje qe ishin zgjidhur, por qe gjate qeverisjes se dëmshme VMRO-BDI u shlyen”, thekson Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat