Ali Ahmeti: Pas Ligjit për gjuhën, ta ndërtojmë BDI-në e së nesërmes

Maqedonia

Ali Ahmeti: Pas Ligjit për gjuhën, ta ndërtojmë BDI-në e së nesërmes

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:42
Ali Ahmeti:

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim po mban mbledhjen e rradhës më 16 mars në  selinë e partisë në Tetovë.

Në fillim të mbledhjes, Kryetari Ahmeti ftoi anëtarët e kryesisë për një minutë heshtje në nderim të Sekretarit të Përgjithshëm Abdilaqim Ademi pasi që kjo ishte mbledhja e parë e këtij organi në mungesë të tij.

Më pas, Kryesia Qëndrore e BDIsë njëzëri përshëndeti miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve ditë më parë në Kuvend, që simbolizon përmbylljen e pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, por njëkohësisht përmbyll edhe një kapitull të rëndësishëm të veprimtaris? ton? si kolektiv.

Në fjalën e vet hyrëse, Kryetari Ahmeti rrumbullakësoi kapitullin e parë të veprimtarisë politike të BDI duke rikujtuar çështjet kapitale në këto 17 vite duke theksuar se nga kjo mbledhje duhet të ndërtohet BDI-ja e së nesërmes.

Fitore ne te gjitha proceset zgjedhore: parlamentare, lokale, presidenciale, dhe referendum

zgjedhjet parlamentare të vitit 2002,
referendumin për ndarjen teritoriale në vitin 2004,
zgjedhjet lokale të vitit 2005,
zgjedhjet parlamentare të vitit 2006,
zgjedhjet e parakohëshme parlamentare tv vitit 2008, z
gjedhjet lokale dhe presidenciale më 2009,
zgjedhjet e hershme parlamentare më 2011,
përsëri ato të parakohëshmet në 2014
zgjedhjet e fundit në dhjetor të vitit 2016.
Zgjedhjet lokale te vitit 2017

Janë organizuar kater kongrese te partisë

i pari më 19 nëntor 2005,
i dyti më 19 dhjetor 2009,
ndërsa i treti në përvjetorin e partisë më 5 qershor të vitit 2014,
organizuam kongres dyditor tematik në mars të vitit 2015.

Te arriturat kryesore në këtë 17 vjeçar

ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit,
ndarja teritoriale,
Ligji per simbolet kombëtare,
Zyrtarizimi i plote i përdorimit të gjuhës shqipe,
përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në institucionet e shtetit,
rrumbullakësimi i infrastrukturës në arsimin sipëror me legalizimin e USHTsë, hapjen e fakulteteve të reja, konvikteve, sallave të reja sportive,
themelimi i universitetit shtetëror shqiptar në Shkup,
themelimi i shumë shkollave, çerdheve, sallave sportive,
ndërtimi i zonave të lira ekonomike në Strugë, Kërçovë, Tetovë, Shkup, Likovë,
marrja e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE,
liberalizim të vizave me vendet e BE,
hapja e dialogut të lartë paraqasës me BE,
Mbyllja e marreveshjes me Bulgarine per fqinjesine e mire
fillimi i gasifikimit për Shkup, Tetovë dhe Gostivar,
ndërtimi i shumë rrugëve dhe autostradës Kërçovë – Strugë,
lidhje energjetike me Shqipërinë,
kalim të kufirit me Kosovën dhe Shqipërinë pa pasaporta,
demarkacioni i vijës kufitare me Kosovën,
njohja e pavarësisë së Kosovës,
Mbledhjet e perbashketa qeveritare me Kosoven dhe Shqiperine
sheshi Skënderbeu, sheshi Iliria, sheshi i flamurit, Skënderbeu, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Josif Bageri, Nexhat Agolli, Pjetër Bogdani në Shkup,
shënimi i 100 vjetorit të alfabetit, 100 vetorit të lindjes së Nënës Terezë si dhe 100 vjetorit të flamurit,
teatri shqiptar në Shkup, biblioteka dhe teatri në Tetovë, Muzeu i Manastirit dhe Muzeu i Lirisë, Qendra Memoriale Nëna Shqiptare në Zajaz,
ujësjellës në vendbanime shqiptare,
qendra urgjente në Tetovë dhe qendra spitalore,
subvencione bujqësore, bursa arsimore dhe proekte të tjera të panumërta.

Para nesh mbetet të adresohen fuqishëm edhe Reformat në sundimin e së drejtës dhe çështja e emrit si parakusht për integrim në NATO dhe BE.

Mbledhja e Kryesisë po vijon me raport të detajuar nga përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv për punën e bërë gjer tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat