Saliji: Reformat në legjislacion, domosdoshmëri reale

Maqedonia

Saliji: Reformat në legjislacion, domosdoshmëri reale

Më: 16 mars 2018 Në ora: 15:55
Bilen Saliji

Reformat në legjislacionin vendor, organizimi i sistemit, qasja në ligj – bërjen, paraqesin domosdoshmëri reale dhe juridike u shpreh ministri i Drejtësisë i Republikës së Maqedonisë, Bilen Saliji, në hapjen e punimeve dyditore të Forumit të Pestë Rajonal për Qeverisjen e të Drejtës në Evropën Juglindore.

Saliji në fjalën e tij duke iu referuar edhe raporteve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e cila në Maqedoni disa herë ka konstatuar shkelje të të drejtave të njeriut, hetim joefikas të rasteve për torturë, apo trajtim çnjerëzor, foli për disa nga masat konkrete të ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë.

“Kam nderin t’Ju informoj se, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, u kujdes që ajo që ishte si ide në kuadër të projektit të mbështetur nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian, të realizohet tani, në një paketë ligjesh për përforcimin e mekanizmit të jashtëm kontrollues të punës së policisë dhe policisë së burgjeve. Një pjesë e paketës së ligjeve veç më është miratuar nga ana e Kuvendit. Sinqerisht, shpresoj se së shpejti, mbështetje për miratim, do të fitojnë edhe pjesa tjetër e ligjeve, për miratimin e të cilave është e nevojshme dy e treta e shumicës në Kuvend”, tha Saliji .

Në fund të fjalës së tij, ministri Saliji, u shpreh se organizime të tilla sigurisht që inkurajojnë forcat krijuese në sferën e praktikës, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive duke mundësuar kështu një kontribut të përbashkët në përmirësimin e respektimit të të drejtave të njeriut në rajon.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat