Ministri Saliji pjesë e Forumit Rajonal për Sundimin e së Drejtës në Evropën Juglindore

Maqedonia

Ministri Saliji pjesë e Forumit Rajonal për Sundimin e së Drejtës në Evropën Juglindore

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:04
Ministri i Drejtësisë i Republikës së Maqedonisë, Bilen Saliji

Ministri i Drejtësisë i Republikës së Maqedonisë, Bilen Saliji, sot mori pjesë në hapjen e punimeve dyditore tëForumit të Pestë Rajonal për Qeverisjen e të Drejtës në Evropën Juglindore. Ministri Saliji në fjalën e ti u shpreh se reformat në legjislacionin vendor,  organizimi i sistemit, qasja në ligj – bërjen, paraqesin domosdoshmëri  reale dhe juridike. Gjithashtu Ministri Saliji duke ju referuar edhe raporteve të  Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e cila në Maqedoni disa herë ka konstatuar shkelje të të drejtave të njeriut, hetim joefikas të rasteve për torturë, apo trajtim çnjerëzor, foli për disa nga masat konkrete të ndërmarra nga Ministria e  Drejtësisë ku ndër të tjera u shpreh:

“Kam nderin  t’Ju informoj se, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, u kujdes  që ajo që ishte si ide në kuadër të  projektit të mbështetur nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian, të realizohet tani,  në një paketë ligjesh për përforcimin e mekanizmit të jashtëm kontrollues  të punës së  policisë dhe policisë së burgjeve. Një pjesë e paketës së ligjeve  veç më është miratuar nga ana e Kuvendit.  Sinqerisht, shpresoj se së shpejti,   mbështetje për miratim,  do të  fitojnë edhe  pjesa tjetër e ligjeve, për miratimin e të cilave është e nevojshme  dy e treta e shumicës në Kuvend”. Në fund të fjalës së tij, ministri Saliji, u shpreh se organizime të tilla sigurisht qëinkurajojnë forcat krijuese në sferën e praktikës, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive duke mundësuar kështu një kontribut të përbashkët në përmirësimin e respektimit të të drejtave të njeriut në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat