Rasti Almiri, Muhamed Zekiri -Muki: Shet "kopalla" nga facebook-u

Maqedonia

Rasti Almiri, Muhamed Zekiri -Muki: Shet "kopalla" nga facebook-u

Më: 16 mars 2018 Në ora: 12:26
Zaev-Zekiri

Edhe pse për rikualifikimin e lëndës në rastin e Almiri, Iniciativa Qytetare "Drejtësi për Almirin" dhe mediat alarmuan se po thyehen të gjitha dispozitat ligjore dhe se gjykata po bënë një shkelje flagrante të ligjit, deputetëtit shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri nuke pa të udhës që së paku njëherë të ngritë zërin së bashku me të gjithë të tjerët që kërkoni drejtësi për Almirin e vogël.

Por pasi që lënda u rikualifikua, e vrasësi i Almirit të vogël u lirua nga burgu e madje edhe kërcnojë  një gazetar të një media në gjuhën shqipe, erdhi regimi i deputetit shqiptar të LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili si çdo herë edhe kësaj rradhe po shet "kopalla" nga rrjeti social facebook.

Edhe pse për të njëjtin rast ai në forma të ndryshme ka mund të ngre zërin e arsyes se po bëhet padrejtësi, në parlament nëpërmjet pyetjeve të deputetëve, me pjesmarrje aktive në të gjitha protestat kundër rikualifikimit të lëndës etj., por ai si gjithmonë i strukur në ndonjë lokal elitar të ndonjë pronari maqedon shet patriotizëm në emër të shqiptarisë dhe rasteve ku viktima janë shqiptarët.

"Pa drejtësi nuk do ketë paqe. Pa shtet të drejtë as shteti s’do kemi. TURPI është fjala më e vogël për ato që sot shpërndajnë drejtësi në gjyqet tona", kështu ka shkruar Zekiri në profilin e tij në Facebook.

Përndryshe, Gjykata Themelore në Kumanovë vendosi që ta rikualifikojë lëndën e vogëlushit Almir Aliu. Pas këtij vendimi ndaj të akuzuarit Boban Iliq rëndon akuza “vepër e rëndë që rrezikon sigurinë e qytetarëve në trafik”, duke anuluar akuzën e mëparshme për “vrasje”. Pas kësaj, Gjykatësja solli vendim që i akuzuari Boban Iliq të lirohet nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat