Gruevski kthehet në shtëpinë e tij të dytë, Gjykatën penale në Shkup

Maqedonia

Gruevski kthehet në shtëpinë e tij të dytë, Gjykatën penale në Shkup

Më: 16 mars 2018 Në ora: 09:20
Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski thuajse çdo ditë është nëpër gjykatat e Maqedonisë, për të dëshmuar për lëndë që akuzohet nga Prokuroria Speciale Publike (PSP).

Sot për të është caktuar një seancë tjetër, për rastin T.N.T ku ai akuzohet për prishjen e kompleksit ”Kosmos” të ndërmarrësit Fijat Canoski, njëherit edhe kryetar i Partisë për Ardhëri Evropiane (PAE) me të cilin ishin në koalicion qeveritar nga viti 2006.

Së bashku me Gruevskin, në gjykatë do të duhet të paraqitet edhe ish-ministri Mile Janakieski i cili ka qenë i përzier në porosinë për të prishur kompleksin në fjalë.

Mendohet se vendimi i dhënë nga Gruevski për të prishur këtë kompleks vlenë 16 milionë euro dhe për këtë ka edhe dëshmi nga përgjimet jo-ligjorë që ndryshe njihen si ”bombat” e Zaevit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat