Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 16 mars 2018 Në ora: 08:18
Ilustrim

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare deri të mëdha dhe relativisht i ngrohtë me erë mesatare jugore.r në pjesët perëndimore do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në pesë gradë, ndërsa temperatura ditore deri në 18 gradë.

Të shtunën gjatë ditës do të fryjë erë e përforcuar jugore që do të shkaktojë temperatura jashtëzakonisht më të larta ditore. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të shiut të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme të shoqëruara me bubullima. Në nivel lokal janë të mundura procese më intensive. Reshjet me intensitet të ndryshueshëm do të ketë edhe në ditët në vijim, ndërsa temperaturat do të jenë në ulje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat