Policia në Maqedoni shton masat e sigurisë, ja përse?

Maqedonia

Policia në Maqedoni shton masat e sigurisë, ja përse?

Më: 15 mars 2018 Në ora: 18:54
ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) e ka shtuar numrin e patrullimeve policore në disa qytete të vendit.

Shpekulohet se këto shtime të policisë kanë ardhur për shkak të zhvillimeve të mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë, kur edhe u votua Ligji për përdorimin e gjuhëve.

“Në bazë të vlerësimeve të sigurisë, MBP-ja i ndërmerr masat e patjetërsueshme për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe shtetit. Gjatë ditës së djeshme, në pajtim me vlerësimet për siguri, erdhi deri te rritja e numrit të patrullave policore në disa rajone të qyteteve në vend”, thonë nga MPB-ja.

Po ashtu siç mësohet masat e sigurisë janë shtuar tek lagjet e disa deputetëve te shumicës parlamentare, që votuan ligjin për gjuhët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat