Ministrat dhe funksionarët e BDI-së, nesër në raport te Ali Ahmeti

Maqedonia

Ministrat dhe funksionarët e BDI-së, nesër në raport te Ali Ahmeti

Më: 15 mars 2018 Në ora: 18:40
Foto

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), për mbrëmjen e së pretesë ka caktuar mbledhjen e kryesisë partiake me përbërje të zgjeruar, mëson Zhurnal nga burime partiake.

Siç meson Zhurnal, përveç anëtarëve të kryesisë, kryetarëve të degëve të BDI-së në mbledhje do të marrin pjesë edhe ministrant dhe funksionarët tjërë të BDI-së të cilët duhet të injformojnë kryesin partiake dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti për ecurin e punëve dhe realizimin e programës partiake gjatë kësaj periudhe sa është BDI në bashkë qeverisje me LSDM-në.

Në mbledhjen e kryesisë partiake po ashtu do të bisedohet edhe për ndodhit e fundit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë dhe miratimin e ligjit të gjuhëve.

Po ashtu në mbledhjen e kryesisë së integristëve do të kërkohet edhe përgjegjësi nga funksionarët të cilët nuk kanë qenë në kryerje të detyrës dhe nuk i kanë përmbushur pritshëmrit partiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat