Kocijançiq: Ligji për gjuhët të dërgohet në Komisionin e Venedikut

Maqedonia

Kocijançiq: Ligji për gjuhët të dërgohet në Komisionin e Venedikut

Më: 15 mars 2018 Në ora: 17:53
Maja Kocijançiq

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Komisionit Evropian (KE) është deklaruar për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç raporton nga Brukseli, Kocijançiq ka deklaruarse KE-ja pret që ligji të dërgohet në Komisionin e Venedikut, siç është paralajmëruar në planin 3-6-9.

“Zbatimi i ligjit duhet të jetë sipas standardeve evrpiane”, thotë Kocijançiq.

Ajo shtoi se pret që Kuvendi të përqëndrohet në reforma dhe të ecet përpara me agjendën drejt BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat