Sllavo-maqedonasit vajtojnë e shkarraviten kundër Ligjit për Gjuhën Shqipe

Maqedonia

Sllavo-maqedonasit vajtojnë e shkarraviten kundër Ligjit për Gjuhën Shqipe

Më: 15 mars 2018 Në ora: 16:12
Sllavo-maqedonasit vajtojnë e shkarraviten kundër Ligjit për Gjuhën Shqipe

Derisa parlamenti i Maqedonisë po votonte nën tension ligjin që lejon përdorimin e gjuhës shqipe edhe në institucionet shtetërore, jashtë nacionalistët maqedonas protestonin duke kundërshtuar këtë.

Aty shihen gra dhe burra që gati sa nuk vajtojnë pse shqiptarët po bëhen të barabartë me ta në këtë shtet.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave, është një grua e cila bërtet, shkarravitet para parlamentit dhe këndon këngë nacionaliste maqedonase.

Ajo dëgjohet teksa bën thirrje që deputetët të dalin nga parlamenti, dhe thotë se e puthë tokën maqedonase të cilën sipas saj po duan të e prishin.

Tutje thërret për vërshime që do ta merrnin Amerikën dhe të gjitha vendet, që Maqedonia dhe toka maqedonase të shpëtojë.

Ajo edhe këndon duke thënë, “Oj tokë maqedonase, me gjak të fituam, me gjak do të fitojmë, nuk largohemi nga Maqedonia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat