Xhaferi nuk do e padis Gruevskin për sjelljen e tij

Maqedonia

Xhaferi nuk do e padis Gruevskin për sjelljen e tij

Më: 15 mars 2018 Në ora: 15:30
Talat Xhaferi dhe Gruevski

Kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk komenton njoftimet e VMRO-DPMNE-së për padi penale kundër tij, pas miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve. Kreu i Kuvendit, me gjasë, nuk planifikon padi ndaj Gruevskit për sjelljen e tij gjatë votimit të ligjit.

Si e komentoni deklaratën se do ngrenë padi penale kundër jush?

Jo, nuk komentoj deklarata të tilla. Ajo është me të vërtetë politikë – u përgjigj Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Nga VMRO-ja opozitare mbrëmë reaguan menjëherë pas miratimit të ligjit. Përveç padisë ndaj Xhaferi, kjo parti do të dorëzojë edhe iniciativë në kushtetuese.

VMRO-DPMNE-ja do të ngrejë padi penale ndaj Talat Xhaferit për shkak të thyerjes flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve. Ky është një ligj që VMRO-DPMNE-ja nuk do ta njohë. Menjëherë pas publikimit në gazetën zyrtare si parti do të nisim iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë të këtij ligji antikushtetues – tha Hristijan Mickovski, kreu i VMRO-DPMNE-së.

Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve u shoqërua me protesta dhe me incidente edhe jashtë Kuvendit. Deputetes së LSDM-së Sllavica Shumanska- Miteva iu dogj vetura.

MPB                  

“Më 15.03.2018 rreth orës 01:30 në Vinicë në rrugën “Sllavco Stojmenski” autorë të panjohur fillimisht kanë thyer dritaret e automjetit të tipit “Seat Leon” me targa të Vinicës, në pronësi të S.SH.M., e kanë mbushur brendësinë e automjetit me lëndë djegëse dhe e kanë djegur. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po merren masat për zbardhjen e rastit.”

Shumanska Miteva e quajti aktin si tinëzar dhe tentim për ta frikësuar. Sipas saj, për këtij veprimi qëndrojnë vandalë të motivuar nga veprimet e djeshme të VMRO-së. Gjatë ditës, është lyer dhe shkarravitur edhe Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve me mbishkrimin “vdekje për shqiptarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat