Lëvizja BESA: Kryetari Afrim Gashi realizoi takim me Ambasadorin e Shqipërisë

Maqedonia

Lëvizja BESA: Kryetari Afrim Gashi realizoi takim me Ambasadorin e Shqipërisë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 15:11
Foto nga takimi

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka realizuar takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Shkëlqesinë e tij, Fatos Reka, njoftojnë nga Lëvizja BESA.

"Në këtë takim vëllazëror u bisedua për proceset aktuale politike nëpër të cilat po kalon Maqedonia. Gashi ka përshëndetur votimin e avancimit të gjuhëve në Kuvend, duke theksuar se rol kyç për këtë votim kishte Lëvizja BESA me pesë votat e saj. Gjithashtu, kryetari Gashi potencoi që BESA do të vazhdojë të kontribuojë në të gjitha proceset progresive që kanë të bëjnë me Maqedoninë, e që ndërlidhen me reformat e nevojshme për integrimin e vendit në NATO dhe BE", thuhet në njoftimin nga Lëvizja BESA.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat