Vendet më të lumtura në botë, Maqedonia radhitet e 89-ta

Maqedonia

Vendet më të lumtura në botë, Maqedonia radhitet e 89-ta

Më: 15 mars 2018 Në ora: 12:59
ilustrim

Është publikuar lista e vendeve më të lumtura në botë, për vitin 2018, ku janë të përfshirë 156 shtete, ndër të cilat edhe Maqedonia.Ky raport publikohet për çdo vit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara .

Nga vendet e rajonit, më të lumtura konsiderohen Sllovenia (51), Kosova (61), Serbia (78), Greqia (81), Kroacia (89), Bosnja e Hercegovina (93) dhe Bullgaria (110).

Në majë të listës janë Finlanda, Norvegjia, Danimarka, dhe sia vende tjera evropiane.

Raporti përgatitet në bazë të cilësiës së jetës, keqardhjes për tjerët, lirisë, shpirtmadhësisë, sinqeritetit dhe shëndetit.

Në këtë listë për vitin 2018, Maqedonia është radhitur në vendin e 89-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat