Xhaferi: Ivanov do ta shkelë Kushtetutën nëse nuk e dekreton Ligjin për gjuhët

Maqedonia

Xhaferi: Ivanov do ta shkelë Kushtetutën nëse nuk e dekreton Ligjin për gjuhët

Më: 15 mars 2018 Në ora: 12:22
Kryeparlamentari Xhaferi

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov do ti shekl normat Kushtetuese nëse nuk e nënshkruan aktin për Ligjin e gjuhëve, kështu ka deklaruar kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, pas deklaratës së kreut të shtetit se nuk do ta nënshkruaj aktin e miratimit të ligjit të gjuhëve.

Kryeparlamentari Xhaferi, nuk ka dashur të deklarohet se çfarë në rast se kreu i shtetit nuk e nënshkruan aktin e miratimit të ligjit të gjuhëve.

"Nuk kam koment se çfarë do të ndodh nëse ndodh. Neni 75 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë është i qartë dhe se pas votimit të dytë të ligjit me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve prezent në Parlament, që është rast edhe me ligjin në fjalë, kreu i shtetit është i obliguar që të nënshkruaj aktin e miratimit të ligjit. Në të kundërtën do të shkel normat Kushtetuese", deklaroi kryeparlamentari Xhaferi pas betimit solemn të anëtarëve të rinj të Këshillit gjyqësor.

Sipas kryeparlamentarit, normat e nenit 75 të Kushtetutës janë të qarta. Veto pezullimi nuk mund të aplikohet në ligje të cilat miratohen me dy të tretat e votave, ndërsa veto mund të vendoset vetëm në ligje të cilat miratohen me shumicë të thjeshtë.

"Pas votimit të dytë të atij ligji i cili duhet të jetë me shumicë nga numri i përgjithshëm i deputetëve, ndërsa në këtë rast, ligji e ka marrë shumicën e kërkuar. Ligji edhe më parë është votuar nga shumica e deputetëve që është e nevojshme sipas normave Kushtetuese. Mbetet që ligji vetëm se të zbatohet sipas obligimeve Kushtetuese", tha Xhaferi.

Kryeparlamentari Xhaferi nuk ka dashur të komentojë as deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për padi penale ndaj tij për shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve.

"Nuk komentojë deklarata të tilla. Ai është qëndrim i politikës", theksoi kryeparlamentari Xhaferi.

Sipas tij, që të sqarohet mënyra e miratimit të Ligjit të gjuhëve është i nevojshëm një debat më i gjerë publik, dhe se kjo nuk mund të sqarohet vetëm me pyeteje nga gazetarët.

Përndryshe, Parlamenti të mërkurën në atmosferë të tensionuar me 64 vota "pro", asnjë kundër dhe të përmbajtur e miratoi ligjin e gjuhëve, pa debat mbi amendamentet e parashtruara nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE. Për ligjin është votuar edhe sipas rregullit të Badinterit ku votojnë deputetët që nuk i përkasin bashkësisë etnike maqedonase dhe se nga këto deputet ligji ka marrë 24 vota.

Kreu i shtetit Ivanov, deklaroi pas miratimit të ligjit se nuk do ta dekretojë pasi, ,sipas tij, një gjë të tillë nuk ia lejon Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat