Kreu i BFI-së Rexhepi: Urime vëllezër! Flisni shqip kudo, dhe ndjehuni krenarë që Zoti ju ka bekuar me këtë gjuhë të shenjtë

Maqedonia

Kreu i BFI-së Rexhepi: Urime vëllezër! Flisni shqip kudo, dhe ndjehuni krenarë që Zoti ju ka bekuar me këtë gjuhë të shenjtë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 10:18
Reisul Ulema Haxhi Sulejman Ef.Rexhepi

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, Reisul Ulema Haxhi Sulejman Ef.Rexhepi përmes një postimi në Facebook ka uruar shqiptarët me rastin e miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjegjësisht gjuhës shqipe. 

Ai shkruan se nuk ka gjë më humane se sa të krijosh kushte për t’u shprehur lirshëm në gjuhën amtare gjithandej shtetit tënd.

Më poshtë statusin e plotë të Haxhi Sulejman Ef.Rexhepit: 

Urime shqiptarë

Nuk ka gjë më humane se sa të krijosh kushte për t’u shprehur lirshëm në gjuhën amtare gjithandej shtetit tënd! Në këtë kontekst ishte edhe angazhimi i përfaqësuesve tanë dje në Parlamentin e Maqedonisë.
Miratimi i ligjit që rregullon edhe përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe vertikalisht dhe horizontalisht në të gjitha institucionet dhe në çdo cep të vendit, veç të tjerash, dje nxori në sipërfaqe edhe shpirtzinjtë që ushqejnë urrejtje patologjike kundër gjuhës sonë të bukur shqipe. Megjithatë, kemi obligim moral që ta përgëzojmë Kryetarine Kuvendit, z. Talat Xhaferin, i cili, si një drejtues shumë serioz, si një komandues i regjur e strateg sypatrembur, dje, në mënyrë shumë të disiplinuar, e kreu amanetin ndaj gjuhës amtare si një vlerë e pakontestueshme e etnisë sonë.
Urime vëllezër! Flisni shqip kudo, gjithkund dhe ndjehuni krenarë që Zoti ju ka bekuar me këtë gjuhë ndër më të vjetrat të njerëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat