Dimitrov në drekë pune me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së

Maqedonia

Dimitrov në drekë pune me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së

Më: 14 mars 2018 Në ora: 19:55
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot mori pjesë në drekën e punës me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që e organizoi ambasadori bullgar në Maqedoni Ivan Velikov Petkov, në cilësinë e vendit kryesues me Këshillin e BE-së.

Dimitrov i shprehi falënderim ambasadorit Petkov edhe për angazhimin bullgar për afrimin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së gjatë kryesimit të tyre. E theksoi angazhimin deri në fund të kryesimit bullgar me Këshillin e BE-së, në qershor të vitit 2018, Këshilli ta miratojë vendimin politik për fillimin  e negociatave inkuadruese me Republikën e Maqedonisë për anëtarësim në Union, kumtoi MPJ-ja.

Dimitrov brifoi për aktivitetet konkrete reformuese, para se gjithash në sferat prioritare: gjyqësi, sundimin e së drejtës, administratën publike dhe ndjekjen e komunikimeve, si dhe për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe anti-terrorizimit, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përmirësimin e dialogut politik në Kuvendin e RM-së.

Duke u përqendruar në përmbajtjen e Strategjisë për zgjerim të Junkerit, theksoi se ajo i përmbush pritjet e Maqedonisë – hap kornizë për të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor dhe për herë të parë parashikoon kornizë orientuese kohore për anëtarësim.

“Presim që Raporti i ardhshëm i KE-së ta vlerësojë progresin e konsiderueshëm dhe të dukshëm të arritur nga Qeveria e RM-së në planin e reformave vendore”, tha Dimitrov.

Shtoi se Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Sofje paraqet mundësi të qartë për ripërtëritjen e obligimeve nga ana e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së dhe presim të jemi indikatorë real për atë sa vendet anëtare të BE-së janë të gatshme t’i përkushtohen procesit negociues të vendit në rajon.

“Dëshirojmë që të gjitha vendet nga fqinjësia të lëvizën në drejtimin e duhur të integrimeve në BE. Shumë mësime të rëndësishme nga historia mësuam, ndërsa kjo është se strategjia e vetme e qëndrueshme që rajoni ynë të jetë stabil dhe prosperues, është ai evropian”, theksoi shefi i diplomacisë.

Theksoi se Maqedonia i vlerëson përpjekjet e kryesimit bullgar me Këshillin e BE-në në tejkalimin e sfidave aktuale me të cilat ballafaqohet Unioni, të cilat kanë ndikim të caktuar edhe ndaj vendeve nga rajoni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat