Skandal: Ziadin Sela, Afrim Gashi dhe Menduh Thaçi nuk votuan Ligjin historik të gjuhës shqipe (DOKUMENT)

Maqedonia

Skandal: Ziadin Sela, Afrim Gashi dhe Menduh Thaçi nuk votuan Ligjin historik të gjuhës shqipe (DOKUMENT)

Më: 14 mars 2018 Në ora: 19:50
Ziadin Sela, Menduh Thaçi dhe Afrim Gashi

Ziadin Sela, Menduh Thaçi dhe Afrim Gashi tre liderët e partive opozitare shqiptare sot nuk e votuan ligjin e gjuhës shqipe në kuvendin e Maqedonisë.

Edhe pse kjo ditë dë të shënohet si ditë historike, pasi shqiptarët do të mund të flasin në gjuhën e tyre amëtare, tre liderët nuk e panë të arsyeshme të votojnë, 

Menduh Thaçi që kur është bërë deputet, ai nuk merr pjesë edhe pse ka marrë votat e shqiptarëve për ti përfaqësues por ai kurrë nuk e mbron çështjen shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë.

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela edhe pse ka qenë prezent gjatë votimit të ligjit ai nuk ka votuar bashkë me Gashin e Besës së Shkupit, ende nuk dihet pse nuk kanë votuar por ata do të ngelen në histori si liderët shqiptarë që nuk votuan ligjin e gjuhëve.

Portali TetovaSot ka siguruar dokumentin nga Parlamenti, ku shihet prezenca e Ziadin Selët dhe Afrim Gashi, por ata vendosën mos e votojnë ligjin e gjuhës shqipe, kështu duke u reshtuar pas deputetëve të VMRO-DPMNE-së,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat