Nën tensione të mëdha, Kuvendi i Maqedonisë miratoi ligjin për gjuhët

Maqedonia

Nën tensione të mëdha, Kuvendi i Maqedonisë miratoi ligjin për gjuhët

Më: 14 mars 2018 Në ora: 16:58
Foto nga seanca e Kuvendit

(E plotësuar) - Në një atmosferë të tensionuar. Kuvendi i Maqedonisë, me 64 vota për e ka miratuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili zyrtarizon përdorimin e gjuhës shqipe në nivelin lokal dhe qendror të pushtetit.

Miratimi i këtij ligji është bërë pa përfillur 35 mijë amendamente të propozuara nga partia opozitare, VMRO-DPMNE.

Për këtë arsye deputeti dhe ish-kryeministri i Maqedonisë, Nukolla Gruevski , ka tentuar të pengoj votimin, duke thënë se po votohet në mënyrë jo ligjore.

Por, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk pranoi që të ndërpritet seanca. Aty te foltorja, ka dalë deputeti Gruevksi duke provuar që ta pengojë votimin. Ai ka ndërhyrë edhe tek vendi ku rrinte ulur kryetari Xhaferi, të cilin e ka lagur edhe me një gotë ujë, çka e ka detyruar sigurimin të ndërhyjë për të mos eskaluar situata.

Image

Sidoqoftë, ligji është votuar dhe ka kaluar.

Krahas kundërshtimeve të opozitës në seancë, edhe një grup i qytetarëve ishte grumbulluar para ndërtesës së Kuvendit për të protestuar dhe kërkuar që ligji të mos miratohej.

Në fillim të seancës kryetari i Grupit Parlamentar të partisë opozitare, VMRO DPMNE, Ilia Dimovski tha se kësaj partie politike me pa të drejtë po i mohohet e drejta për dorëzimin e amendamenteve gjatë leximit të tretë të ligjit.

VMRO-DPMNE kishte proceduar rreth 35 mijë amendamenteve për plotësim-ndryshimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, veprim ky që nga partitë shqiptare në Maqedoni ishte cilësuar si përpjekje për bllokimin e tërësishëm të ligjit.

Kuvendi i Maqedonisë e kishte miratuar këtë ligj qysh në muajin janar, por ishte presidenti Gjorgje Ivanov ai i cili nuk e kishte dekretuar atë dhe tani i mbetet sërish Kuvendit që ta shqyrtojë dhe miratojë me ndryshime e plotësime eventuale.

Ndërkaq Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela para fillimit të seancës parlamentare tha se pavarësisht që ai dhe partia e tij nuk janë më pjesë e Qeverisë, do të votojnë për miratimin e ligjit, sipas marrëveshjes kur kishte qenë pjesë e koalicionit qeverisës.

“Unë kam ardhur të votoj ligjin e gjuhëve bazuar në marrëveshjen e formimit të qeverisë”, tha Sela.

Para fillimit të seancës dhe gjatë mbajtjes së saj, para ndërtesës së Kuvendit të Maqedonisë janë zhvilluar protesta kundër miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Protestuesit, janë shprehur kundër miratimit të ligjit që mundëson në shtrirje më të gjerë të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. Ata kanë brohoritur “tradhtarë”, “kombi nuk është në shitje” dhe “shitës të shtetit”. Megjithëse protesta po vazhdon të jetë e qetë dhe pa ndonjë incident para godinës së institucionit ligjdhënës vërehet një prani e theksuar e forcave policore.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, kishte paralajmëruar miratimin e ligjit të gjuhëve brenda kësaj jave.

Ai kishte refuzuar ofertën e VMRO-DPMNE-së për ta tërhequr nga procedura Ligjin për përdorimin e gjuhëve në këmbim të mbështetjes së plotë nga ana e deputeteve të kësaj partie për miratimin e ligjeve të nevojshme për realizmin e reformave.

Ndryshe leximi i tretë i ligjit që rregullon përdorimin e gjuhëve vjen pasi presidenti i shtetit nuk e dekretoi të njëjtin. Ky ligj ishte miratuar në Kuvend në muajin janar, me 69 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat