"Leka i Madh", Maqedonia dhe Greqia » Vlerat kulturore të secilit komb janë edhe vlera universale

Maqedonia

"Leka i Madh", Maqedonia dhe Greqia » Vlerat kulturore të secilit komb janë edhe vlera universale

Më: 14 mars 2018 Në ora: 16:17
Ilustrim

Deklarata e liderit të partisë opozitare greke "Demekracia e re", Kirijakos Micotakis, për atë se trashëgimia kulturore e Lekës së Madh nuk mund të ndahet, që ishte përgjigje për shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, i cili kishte thënë se "dy vendet që ndajnë rajonin gjeografik me emrin Maqedoni, duhet të gjejnë mënyrë edhe për ndarjen e trashëgimisë kulturore", është e papranueshme për disa aspekte, kështu vlerëson Ismail Arsllani, analist politik.  

"Vlerat kulturore të secilit komb, njëherësh janë edhe vlera universale, andaj pala greke nuk mund të ketë ekskluzivitet mbi Lekën e Madh, aq më shumë se ky nuk i takon vetëm grekëve, por edhe shqiptarëve, si pasardhës të ilirëve. Në fakt, kjo çështje u takon historianëve e jo politikanëve.  Ç'është e vërteta, kjo deklaratë e Micotakisit është e vonuar, ngase pala maqedonase me kryeministrin Zaev, tashmë ka hequr dorë në njëfarë mënyre nga "trashëgimia antike" e maqedonasve, përderisa ka hequr mbishkrimin e Aleksandrit të Madh nga Aeroporti i Shkupit, emërtimin e autostradës Shkup-Selanik dhe të disa përmendoreve që paraqesin provokim për grekët", thotë për Zhurnal, Ismail Arsllani, analist.

Sipas tij, kjo tregon qartë se sa do të ketë obstruksione nga opozita kryeministri grek, Kocias, i cili ka treguar gatishmëri për zgjidhjen e kontestit për emrin. 

"Në anën tjetër, mendoj se deklaratat e këtilla të pamatura të shefit të diplomacisë maqedonase, "për ndarje vlerash historike" me Greqinë, janë jo produktive dhe shkojnë në dëm të procesit të nisur për zgjidhjen e problemit lidhur me emrin. Kjo çështje duhet të zgjidhet me shumë sens e maturi, duke mos dëmtuar asnjërën palë, madje edhe shqiptarët, të cilët përcjellin këtë proces në distancë", nënvizoi Arsllani.

Ai theksoi se kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, si duket ka ndalur turrin e optimizmit për një "zgjidhje të lehtë" të problemit me Greqinë, ndaj dhe do të jetë shumë enigmatik hapi i mëtejmë i këtij lideri, për t'i çuar proceset përpara.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat