Aliu: Kushtetuta është akoma gjeneratorë i krizave

Maqedonia

Aliu: Kushtetuta është akoma gjeneratorë i krizave

Më: 14 mars 2018 Në ora: 15:23
Ilustrim

Historikisht pas pavarësimit në praktikën e deri tanishme kushtetuese-juridike thuaja se është vendosur precedenti juridik në rastet kur kryetari i shetit refuzon të dekretoj ligjin për shpallje duke shfrytëzuar të ashtuquajturën ,,veton e xhepit,, që në fakt paraqet heshthe të institucionit President i shtetit dhe ligjiqëndron në sirtarët e presidencës, dhe si i tillë mbetet i pa shpallur dhe kuptohet i pa zbatueshëm, thotë Qenan Aliu, analist duke folur mbi mos dekretimin e ligjit për gjuhët nga ana e Presidentit Ivanov.

"Ish-prsidenti Kiro Gligorov për dy mandatet e tij këtë e ka shfrytëzuar 4 herë; - Ish-prsidenti Boris Trajkovski këtë e ka shfrytëzuar 6 herë. Është për tu theksuar se Boris Trajkovski refuzoi Ligjin për deputetët në vitin 2003 me të cilën ajo përbërje kishte paraparë benificione maramendëse, por edhe pse dispozita kushtetuese thotë se pas kthimit , rivërtetimin e ligjit nga ana e Kuvendit , kryetari është i detyruar ta nënshkruaj dekretin për shpallje, por ai kurë nuk e nënshkroi, ligji si i tillë mbeti i pa shpallur dhe në sirtarët e presidencës; - Ish-presidenti Branko Crvenkovski këtë e ka shfrytëzuar rekord 10 herë. Ndër të tjera edhe në vitin 2008 Ligjin për përdorimin e gjuhëve që e flasin së paku 20% e qytetarëve të RM-së dhe në njësitë e Vetqeverisjes lokale. Por pas rivërtetimit të tekstit të ligjit të njëjtën e dekretoi; - Çuditërisht prsidenti aktual Gjorgje IVANOV kët të drejtë për gadi dy mandate asnjëherë nuk e shfrytëzoi, përveç se për këtë ligj të gjuhëve. Edhe pse me dëgjueshmërinë dhe poltronizmin e tij ndaj partisë ai dekretoi pa hezitim një mori ligjesh me përmbajtje kriminale, antikushtetuese dhe me cënime flagrante të lirive dhe të drejtave të njeriut", theksoi për Zhurnal, Qenan Aliu, analist.

Pra fati i ligjit për gjuhët, sipas tij, me këtë mendësi të presidentit Ivanov do të mbetet në sirtarët e presidencës, deri në ndonjë momentum tjetër të gjetjes së kompromisit.

"Këto janë faktet për të cilat BDI dhe partitë tjera shqiptare nuk duhet këtë çështje ta etablojnë me pompozitet infantil, mbase jo që nuk i kanë të njohura këto çështje ,por tema në fjalë fatkeqësishtë plasohet si ,,ushqim,, mashtrues tek elektorati shqiptarë. Pra çështja është se akoma Kushtetuta është gjeneratorë i krizave për arritjen e barazisë, gjithçka tjetër është lojë për të kaluar kohën", theksoi Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat