Përplasje në Parlamentin e Maqedonisë, pasi përmendet UÇK-ja

Maqedonia

Përplasje në Parlamentin e Maqedonisë, pasi përmendet UÇK-ja

Më: 14 mars 2018 Në ora: 14:16
Talat Xhaferi

Deputeti i Ilija Dimovski nga foltorja e Kuvendit ka kritikuar deputetët e LSDM-së se pse e lënë Talat Xhaferin që të caktojë seancën për Ligjin për gjuhët në datë të njejtë me nisjen e konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni.

”Kuvendi nuk duhet të lejojë mos-respektim të Rregullores së Kuvendit dhe vënien e këtij ligji në rend dite. Ju të gjithë e dini se jeni duke thyer Kushtetutën dhe Rregulloren. Jemi të vetëdijshëm se pse jemi këtu. Është e drejta jonë që të diskutojmë për amandamente dhe propozime. Ju atëherë e keni thyer Rregulloren, zotëri Xhaferi, kur për Ligjin për ‘Branitellat’ kur propozuat mbi 15 mijë amandamente dhe e bllokuar punën e Kuvendit” përfundoi Dimoski.

Talat Xhaferi ja mori fjalën deputetit të OBRM-PDUKM-së duke e lutur që mos pengojë punën e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat