Ligji për gjuhët, liderët në takime me deputetët e tyre

Maqedonia

Ligji për gjuhët, liderët në takime me deputetët e tyre

Më: 14 mars 2018 Në ora: 13:43
Kuvendi

Grupet parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë para fillimit të seancës së sotme për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, kanë mbajtur takim bashkërendues, ku morën pjesë liderët e partive të tyre.

Lideri i LSDM-së, dhe Kryeministri Zoran Zaev është duke mbajtur takim bashkërendues me grupin e tij parlamentar, ndërsa Hristijan Mickoski nga OBRM-PDUKM-ja e ka përfunduar takimin me grupin e tij.

Më herët, Ali Ahmeti nga BDI, tha shkurtimisht se debati për këtë ligj tashmë është shterur.

Në ora 13:00 pritet të fillojë seanca, ndërsa jashtë ka protesta nga një grup i vogël të pakënaqurisht, qytetarë të përkatësisë etnike maqedonase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat