Të mërkurën para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Iniciativa qytetare “Drejtësi për Almirin” vendosi përkujtim për procesin e padrejtë gjyqësor për vrasjen e katër vjeçarit Almir Aliu, transmeton Zhurnal.
Organizatorët deklaruan se ky veprim simbolik bëhet për t’ua rikujtuar zyrtarëve shtetërorë obligimin që kanë për të vënë drejtësinë për këtë tragjedi.