LSDM: Amendamentet e VMRO-së, patriotizëm i rrejshëm

Maqedonia

LSDM: Amendamentet e VMRO-së, patriotizëm i rrejshëm

Më: 14 mars 2018 Në ora: 12:57
LSDM

Përmes një kumtese dërguar mediave, Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) konsideron se amandamentet e VMRO-DPMNE-së ndaj Ligjit për përdorimin e gjuhëve janë vetëm për të bllokuar punimet e Kuvendit.

Sipas tyre, Ligji për gjuhët është pranuar nga kjo parti politike, ndërsa Hristijan Mickoski synon ndarje dhe bllokime, duke vazhduar politikat e Gruevskit, dhe duke vepruar në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe konceptit të një shoqërie për të gjithë.

LSDM-ja konsideron se me këtë rast VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski tregojnë patriotizëm të rrejshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat