Micotakis: Nuk mund të ndahet trashëgimia kulturore e Aleksandrit të Madh

Maqedonia

Micotakis: Nuk mund të ndahet trashëgimia kulturore e Aleksandrit të Madh

Më: 14 mars 2018 Në ora: 11:36
Kirijakos Micotakis

Nuk mund të ndahet trashëgimia kulturore e Aleksandrit të Madh, thotë lideri i partisë opozitare greke "Demokracia e Re", Kirijakos Micotakis duke u përgjigjur në këtë mënyrë shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov se në shekullin 21 dy vende evropiane të cilat ndajnë regjion gjeografik me emrin Maqedoni, duhet të gjejnë një mënyrë për të ndarë edhe trashëgimin kulturore, informon Zhurnal.

"Nuk mund të ndahet trashëgimia kulturore e Aleksandrit të Madh. Për shkak se e lexova deklaratën e Dimitrovit se duhet të ndajmë indentitet kulturor, nuk kemi asgjë çfarë të ndajmë. Aleksandri i Madh ishte grek. Nuk ka dyshim për këtë dhe nuk do të futem në diskutime apo bisedime për këtë çështje. Kjo është baza kryesore e identitetit. Nuk ka kompromis për këtë çështje", thotë Kirijakos Micotakis, transmeton Zhurnal.

Lideri i "Demokracisë së Re" ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ndërsa  në Qendrën për studeime strategjike dhe ndërkombëtare në Uashington, ka folur për politikën e jashtme greke dhe kontestin e emrit që ka Greqia me Maqedoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat