Gazetarja Snezhana Lupevska kërcënohet me padi

Maqedonia

Gazetarja Snezhana Lupevska kërcënohet me padi

Më: 14 mars 2018 Në ora: 09:22
Snezhana Lupevska

Snezhana Lupevska, gazetare hulumtuese e cila drejton emisionin “Kod”, është përballur drejtpërsëdrejti me kërcënime për padi penale ndaj saj.

Shkak është bërë një hulumtim, ku ajo zbulon se çfarë ndodhi me dy punëtorë të kompanisë “IGM Trejd”, nga Kavadari. Për këtë arsye, emisioni i saj u cenzurua dhe Llupevska e publikoi tërë emisionin, por jo në Tv Telma ku emitohen hulumtimet e saja.

Në këtë fabrikë, para pesë vitesh vdiq 24 vjeçari Aleksandar Tashev, kurse dy vite më vonë, pa dy duart e tij mbeti punëtori Hristijan Stojanov. Lëndët e tyre vazhdojnë të jenë në labirinte gjyqësore.

Në përballjen e gazetares Lupevska me drejtorin e kompanisë së lartë përmendur, Ilija Geçev, gazetarja u kërcënua me padi.

“Ky hulumtimi i juaj gazetaresk nuk është gazetari hulumtuese. Unë do të inicoj padi kundër jush. Ju më keni njollosur namin mua dhe kompanisë sime. Do të angazhoj avokatë të mirë dhe do t’u paditi”, tha drejtori Geçev përballë gazetares Snezhana Lupevska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat