Buriq: Kroacia mbështet integrimin e Maqedonisë, Dimitrov: Dasje europiane për gjetjen e zgjidhjes

Maqedonia

Buriq: Kroacia mbështet integrimin e Maqedonisë, Dimitrov: Dasje europiane për gjetjen e zgjidhjes

Më: 13 mars 2018 Në ora: 19:55
Marija Pejçinoviç Buriq

Ato janë të rëndësishme për përparimin e çdo vendi, ndërsa Maqedonia është shembull i mirë në këtë drejtim, deklaroi ministrja e jashtme e Kroacisë, Marija Pejçinoviç Buriq, e cila ndodhet për vizitë në Maqedoni. Maqedonisë nuk do t’i mungojë mbështetja e Kroacisë në rrugën euroatlantike, porositi Buriq.  
 
“Maqedonia në Kroacinë mund të llogarisë në mike të vërtetë dhe të sinqertë. Sapo të zgjidhet çështja e emrit, e cila mendoj se është pengesa e vetme për momentin që të hapen negociatat me BE-në dhe NATO-n, Kroacia do ta japë mbështetjen e saj. Mendojmë se Maqedonia është e gatshme sa më shpejt të futet në proces, ndërsa sapo të fillojë procesi ai do të zhvillohet me shpejtësi të madhe, ndërsa ne do të jemi pranë Maqedonisë”,- theksoi ministrja e jashtme e Kroacisë, Marija Pejçinoviq Buriq.
 
Mbështetja e Kroacisë ka shumë domethënie për vendin tonë, theksoi nikoqiri i saj, shefi i Diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov.
 
Ndërsa në insistimin e palës greke për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, Dimitrov tha se është më e dobishme që të flitet për qëllime, në vend të pozicioneve ekskluzive. Në të kundërtën, shtoi ai, ulen mundësitë që sa më shpejtë të vihet në zgjidhjen e pranueshme për të dyja palët.
 
“Mendoj se më e dobishme do të ishte të flasim për qëllime. Konsideroj se në atë mënyrë do të kemi më shumë mundësi që vërtet të tejkalojmë dallimin dhe të vijmë në kompromis që do të jetë i pranueshëm nga qytetarët e të dyja vendeve. Nëse e vejmë theksin nga pozicionet në publik, do t’i zvogëlojmë shanset. Do të ishte mirë që Maqedonia dhe Greqia të garojnë se kush do të tregojë qasje më europiane në këtë kontest bilateral”,- u shpreh ministri i jashtëm i RM-së, Nikolla Dimitrov.
 
Dy ministrat në takim kanë folur edhe për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, politikat e mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal si dhe për pozitën e pakicave të të dyja palëve të dy vendeve.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat