Pavlopoulos rithekson ndryshimet kushtetuese për zgjidhje të çështjes së emrit të Maqedonisë

Maqedonia

Pavlopoulos rithekson ndryshimet kushtetuese për zgjidhje të çështjes së emrit të Maqedonisë

Më: 13 mars 2018 Në ora: 13:59
Kryetari i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos

Kryetari i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos e ka ritheksuar qëndrimin e tij se çështja e emrit duhet të zgjidhet edhe me ndryshimin e Kushtetutës, e pastaj të nënshkruhet marrëveshje dypalëshe.

Në takimin e tij me kryetarin portugez, Marcelo Rebelo de Souza, Pavlopulos përmendi tre çështje, ndër të cilat edhe atë të emrit.

Sipas tij, marrëveshjes së mundshme Maqedoni-Greqi duhet t’i paraprij ndryshimi kushtetues, dhe theksoi se kjo nuk është kërkesë greke, por kërkesë që “ka të bëjë me Bashkimin Evropian, ligjvënies evropiane dhe në respektimin e asaj që në përgjithësi quhet ligjvënie ndërkombëtare”.

Pavlopoulos kërkon që emri duhet të zgjidhet në mënyrë që të respektohet historia, e drejta ndërkombëtare dhe ligjvënia evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat