Lëvizja BESA sonte shpallë kryesinë qendrore, ja kush pritet të jenë

Maqedonia

Lëvizja BESA sonte shpallë kryesinë qendrore, ja kush pritet të jenë

Më: 12 mars 2018 Në ora: 14:48
Afrim Gashi

Lëvizja BESA sonte do të mbaj mbledhjen e parë të Kuvendit Qendror pas Kongresit, ku edhe do të përcaktojë anëtarët e Kryesisë Qendrore dhe organet e tjera.

“Sonte (12.03.2018) ora 18:00 do të mbahet mbledhja e parë e Kuvendit Qendror të Lëvizjes BESA. Mbledhja do të mbahet në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup (Hristijan Todorovski Karposh 84 A). Një ndër pikat e rendit të ditës është edhe zgjedhja e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA”, – thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.

Në kryesinë qendrore pritet të jenë Nexhbedin Kahremani, Arben Labënishti, Zeqirija Ibrahimi, Rexhep Memedi, Skender Rexhepi, Shaban Zendeli, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat