Brenda javës skadon afati për paraqitjen e të ardhurave

Maqedonia

Brenda javës skadon afati për paraqitjen e të ardhurave

Më: 12 mars 2018 Në ora: 14:45
Ilustrim

Drejtoria e të Ardhurave Publike apelon tek qytetarët që afati për dorëzimin e të dhënave për të hyrat vjetore, skadon më 15 mars të këtij viti.

Ata shtojnë se deklaratat tatimore duhet të dorëzohen nga personat që kanë pasur të ardhura jashtë vendit edhe atë: nga shpërblimet, shpërblimet nga marrëdhënia e punës, qira, të drejtat autoriale, fitimet nga kamatat, fitimet nga shitja e kapitalit dhe patundshmërive, fitimet nga lojërat e fatit e të tjera.

Deklaratat tatimore mund të shkarkohen në faqen e internetit të DAP-it, ndërsa mund të dorëzohet tek sportelet tatimore, me postë ose në mënyrë elektronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat