Zaev: Zgjidhje, që do ruajë identitetin dhe dinjitetin e dy vendeve

Maqedonia

Zaev: Zgjidhje, që do ruajë identitetin dhe dinjitetin e dy vendeve

Më: 12 mars 2018 Në ora: 12:09
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se dëshiron që Maqedonia dhe Greqia në bisedimet për kontestin rreth emrit të gjejnë zgjidhje, e cila do t'i ruajë dinjitetin dhe identitetin e dy palëve.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me nismat më të shpeshtuara nga pala greke për ndërrim të Kushtetutës së Maqedonisë, Zaev përmendi se dëshiron t'i japë shansë procesit negociues.

"Sipas meje, bisedimet të cilat zgjasin na afrojnë drejt zgjidhjes. Kuptohet, nuk është e lehtë me mesazhet që dërgohen në opinion, punohet për çështje serioze, e cila 25 vite nuk mund të zgjidhet: Nuk do të jepja komente të hollësishme për shkak se sinqerisht dëshiroj zgjidhje të këtij problemi shumëvjeçar, i cili do t'i ruajë dinjitetin dhe identitetin e dy palëve në bisedimet", tha Zaev.

Ai nuk dha përgjigje kur saktë pret në Shkup të arrijë ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Koxias. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat