Në organizim të Sindikatës së pavarur të gazetarëve të Maqedonisë (SPGM) sot në mesditë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të mbahet protestë e gazetarëve.
Siç theksohet në kumtesën e SPGM, nga Qeveria do të kërkohet në vepër të dëshmojë se angazhohet për funksionim të çdo segmenti të shtetit juridik, sidomos kur është në pyetje liria e të shprehurit dhe integriteti fizik i gazetarëve.
Motiv i protestës, siç qëndron, janë kërcënimet e drejtuara drejt kryetarit të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, nga ana e funksionarit të lartë partiak partiak të partnerit të koalicionit në Qeveri BDI, Bekir Asani.