Mickoski takon senatorin Marfi dhe ambasadorin Bejli: Tek SHBA shoh një shhtet mik

Maqedonia

Mickoski takon senatorin Marfi dhe ambasadorin Bejli: Tek SHBA shoh një shhtet mik

Më: 11 mars 2018 Në ora: 20:39
Pamje nga takimi

Intensifikimi i miqësisë dhe vazhdimi i bashkëpunimit në forma të ndryshme mes dy shteteve si dhe situata aktuale politike në vend kanë qenë tema që është diskutuar sot pas takimit mes kreut të VMRO-së Hristijan Mickoski dhe senatorit amerikan Kris Marfi e ambasadorit Bejli.

Mickoski ka thënë se tek SHBA sheh një shtet mik i cili duhet të përkrahë tentativat e Maqedonisë për anëtarësim në Nato.

"VMRO i bashkangjitet anëtarësimit në BE si dhe nevojat për realizimin e reformave nga ana e qeverisë në sistemin e drejtësisë, arsimit dhe përkrahje në sektorin e biznesit", thuhet në kumtesë.

Mickoski gjithashtu ka thënë se qeveria duhet të përkushtohet në procesin e reformave që janë të rëndësishme për qytetarët në rritjen e standardit jetësorë. Lidhur me problemin e emrit Mickoski ka thënë se VMRO tashmë ka dhënë qëndrimin e saj dhe tashmë qeveria e ka të qartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat