“Antikorruspioni”, pritet konstatimi i dorëheqjeve nga Kuvendi

Maqedonia

“Antikorruspioni”, pritet konstatimi i dorëheqjeve nga Kuvendi

Më: 11 mars 2018 Në ora: 16:54
Maqedoni

Pas dorëheqjes së 5 anëtarëve të Komisionit anti-korrupsion për skandalin e konstatuar nga revizoni, nuk dihet se kur kreu i Kuvendit do të konstatoj dorëheqjet e tyre dhe do të shpall konkurs për plotësimin e vendeve vakante. Aktualishtë Komisoni në fjalë ka ngelur vetëm me dy anëtarë, Suzana Taskova dhe Najdo Spasevski, të cilët nuk e pan të udhës të dorëhiqen nga funksioni.

Duhet të kihet parasysh se plotësimi do të shkojnë vetëm për një kohë për të mbaruar mandati i tyre. Ajo ndoshta nuk është ndonjë rrethanë ideale që të angazhohen ose të pranohen në atë pozitë njerëz të cilët me të vërtetë duan që diçka të bëjnë në një periudhë më të gjatë. Megjithatë, patjetër duhet të plotësohet – tha Dragan Malinovski, ish anëtar i Komisionit për Anti-Korrupsion.

Përbërja aktuale e Komitetit u zgjodh në prill të vitit 2015. Sipas Ligjit për ndalim të korrupsionit, anëtarët e komisionit, me shumicë të thjeshtë, i zgjedh Parlamenti për një mandat prej 4 vjetësh dhe me të drejtë të ri-zgjedhjes. Në rastin konkret kur duhet të plotësohet përbërja, Parlamentit duhet të publikojë konkurs për përzgjedhjen e anëtarëve të ri, me kohëzgjatje në detyrë deri në skadimin e mandatit të anëtarit të shkarkuar. Duke marrë parasysh që nga tani, zyrtarët e ri të anti-korrupsion do të punojnë vetëm një vit e dy muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat