Blinin me para të falsifikuara, arrestohen tre shtetas të Maqedonisë

Maqedonia

Blinin me para të falsifikuara, arrestohen tre shtetas të Maqedonisë

Më: 11 mars 2018 Në ora: 13:21
ilustrim

Një boshnjak, shtetas i Maqedonisë, një shqiptar, shtetas i Maqedonisë, si dhe serb, shtetas i Serbes, janë arrestuar në Prizren, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë blerë gjësende të ndryshme në disa dyqane në Prizren me banknota prej 200 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Të dyshuarit janë ndaluar nga njësiti patrullues në Shtime duke drejtuar veturën BMË X 5. 

Njësiti i forenzikes në Prizren, në cilësi të provave materiale ka konfiskuar 7467 euro, 120 denarë maqedon dhe 9210 dinarë të Serbisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat