Ngjarjet e 27 prillit, janë përjashtuar 27 nëpunës policor

Maqedonia

Ngjarjet e 27 prillit, janë përjashtuar 27 nëpunës policor

Më: 11 mars 2018 Në ora: 11:13
Kuvendi i Maqedonisë

Vitin e kaluar, Sektori për kontroll të brendshëm pranë Ministrisë për Punë të Brendshme, ka hetuar veprimet dhe punën e 1200 punonjësve të policisë. Tejkalimi i kompetencave dhe keqpërdorim i autorizime dhe pozitës zyrtare, siç thuhet në raportin e Sektorit për kontroll të brendshëm (SKB) për vitin 2017, kanë qenë veprat më të shpeshta që i ka proceduar sektori në fjalë, shkruan Koha. Analiza e kryer nga SKB-ja, lidhur me volumin e parashtresave të pranuar, ka vërtetuar se vitin e kaluar, numri i ankesave për veprimet policor është zvogëluar për 13 për qind, gjegjësisht në 2016, janë proceduar veprimet e gati 1400 nëpunësve policor. Gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare të MPB-së, pranë SKB-së, me shkrim janë parashtruar rreth 600 ankesa nga qytetarët.

Reagimet dhe vërejtjet e tyre për punën e punonjësve të policisë, gjatë vitit 2017, po ashtu i kanë parashtruar edhe shoqatat jo qeveritare.

Në këtë drejtim Komiteti i Helsinkit e kryeson listën prej shtatë ankesave të dorëzuar, nga gjithsej 13-të, sa i ka iniciuar sektori civil. Ngjashëm si vitet e kaluar edhe në 2017, zyra e Avokatit të Popullit, po thuajse ka parashtruar numrin identik të ankesave në MPB-së, sa i përket shkeljeve ligjore që i kryejnë nëpunësit e tyre. Nga ana tjetër siç theksohet në raportin e punës të SKB-së, rritje të ankesave gjatë vitit 2017 është shënuar nga denoncimet që i kanë kryer avokatët, në cilën e personave të autorizuar të qytetarëve.

“Pas vërtetimit të parregullsive SKB-ja, ndaj 355 zyrtarëve policor, ka shqiptuar masa të patjetërsueshme për inicimin e procedurës për vërtetim të përgjegjësisë pranë Komisionit për konstatim të përgjegjësisë disiplinore. Kundër 153 punonjësve tjerë policor, është shqiptuar masa e vërejtjes, gjegjësisht për 18 nëpunës policor është ngritur procedurë për kompensim të dëmit dhe përgjegjësisë materiale si dhe kundër 48 të punësuarve është shqiptuar masa e domosdoshme e suspendimit nga vendi i punës, deri në mbarim e procedurë para komisionit përkatës. Njëkohësisht 28 nëpunës policor janë udhëzuar të kryejnë kontroll të jashtëzakonshëm mjekësor. Paralelisht me këto veprime 21 zyrtarëve policor u është marrë armë zyrtare”, thuhet në raportin e SKB-së.

Përveç shqiptimit të masave disiplinore dhe vërejtjeve të ndryshme, Sektori për kontroll të brendshëm pranë MPB-së, vitin e kaluar ndaj disa punonjësve të policisë ka ngritur edhe kallëzime penale.

Në këtë drejtim, të dhënat e raportit të SKB-së, flasin se 14 padi penale, janë ngritur kundër 17 punonjësve të MPB-së, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, dhjetë prej të cilave lidhen “keqpërdorimin e detyrës zyrtare”, “veprime të pandërgjegjshme në shërbime”,”pengesë për dëshmi” si dhe “denoncim i rrejshëm i veprës penale”.

Ndryshe, në këtë raport të SKB-së, thuhet se vitin e kaluar punën e tyre padyshim e kanë karakterizuar përpjekjet dhe angazhimet për zbardhjen e ngjarjeve të 27 prillit, gjegjësisht veprimet e nëpunësve policor para dhe pas hyrjes së turmës së dhunshme në Kuvend. Me qëllim zbardhjen e të gjitha ngjarjeve që ndodhën datën e 27 prillit, nga SKB-ja, theksojnë se gjatë vitit të kaluar është hetuar përfshirja, gjegjësisht shkelja ligjore 41 punonjësi policie. Për shkak të natyrës së veprime dhe peshës së shkeljeve të rendit dhe disiplinës në punë, nga SKB-ja, thonë se nga 41 punonjës të implikuar në ngjarjet e 27 prillit, për 27 prej tyre është miratuar vendim për përjashtim nga puna.

Sidoqoftë, numri më i madh i ankesave dhe vërejtjeve të dorëzuar nga qytetarët për punën e policisë, për vitin 2017-të, lidhet me shqiptimin e gjobave nga zyrtar policor që kujdesen për sigurinë dhe rendit e komunikacionit rrugor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat