Emri, nëse dështojnë bisedimet, ka "dështuar" vetë Maqedonia

Maqedonia

Emri, nëse dështojnë bisedimet, ka "dështuar" vetë Maqedonia

Më: 10 mars 2018 Në ora: 23:38
Shkup

E vetmja prespektivë e Republikës së Maqedonisë në zhvillimin e saj të metejm ekonomik dhe stabilitetin e saj politik dhe të sigurisë është anëtarësimi i saj në NATO dh BE. Por, fati i Maqedonisë për të qenë anëtare e këtyre organizatave varet kryekëput nga zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë. Në rast se nuk arrihet një zgjidhje dhe bisedimet për të gjetur një zgjidhje dështojnë atëherë edhe pse Maqedonia do të ekziston si shtet, ajo do të ballafaqohet me shumë sfida që do tja imponon vetë aktualiteti politik. Probleme ekonomike, rritje të emigracionit etj., shkruan Zhurnal.

"Deri tani çështja e emrit pothuajse është zgjidhur, pra janë marrë vesh, por frika ekziston në votimet e dy Kuvendeve të Greqisë dhe të Maqedonisë. Kam rezerva se në minutë të fundit nuk do zgjidhet ashtu si në Samitin e Rumanisë. Pra, mund të dështoj ky projekt për tu zgjidhur. Jam pak pesimistë se mund të zgjidhet, kemi të bëjmë me një çështje të ndjeshme për të dy vendet", thotë për Zhurnal, Arben Llalla, historian.

Nëse dështojnë bisedimet për zgjidhjen e kontestit të emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, atëherë sipas Llallës, prespektiva e vendit do të jetë e brishtë, me ekonomi të dobët, me borxhe, qytetarët do shkojnë emigrantë, "do jetë një Maqedoni pensioniste", shprehet Llalla.

Ai potencoi se edhe po mos zgjidhet kontesti i emrit Maqedonia do të ekziston dhe kjo është ajo që u intereson edhe shqiptarëve.

"E ardhmja nuk e dimë çfarë na ofron, por Maqedonia do ekzistojë dhe kjo u intereson shqiptarëve. Unë besoj që do jetë më mirë, në NATO dhe BE", nënvizoi Llalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat