Çështja e pazgjidhur e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni

Maqedonia

Çështja e pazgjidhur e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni

Më: 10 mars 2018 Në ora: 22:52
ilustrim

Në periudhën e Rilindjes Kombëtare, familja Qiriazi është njëra nga familjet që dha kontribut të jashtëzakonshëm, duke shkrirë kështu gjithë pasurinë, intelektin dhe kulturën për çështjen atdhetare. Nga familja Qiriazi dolën inteketualë të mëdhenj, si: Papashqevi, Sevasti, Kristo, Gjergji dhe Gjerasimi, të cilët ishin bijat dhe bijtë e Maria dhe Dhimitër Qiriazit nga qyteti i bukur i Manastirit. Në historinë tonë kombëtare, Kongresi i Manastirit shënon një triumf për gjuhën shqipe, poashtu është një kthesë për kulturën dhe çështjen shqiptare në kohërat kur qenia jonë rrezikohej me mosekzistencë në Ballkanin e tërbuar nga pushtuesit sllav dhe turq.

„Vëlla im dashur Zt. Naço, - i shkruan Gjerasim Qiriazi nga Korça më 9/21 dimërori 1892: Me gaz të madh e këndova letrën e Z-së Sate që e mora dje... Shumë na nderove që kur dërgove 10 napolona për ndërtimin e skolisë, të cilët zunë vend të mirë, se ato bashkë me ca ndihmëra të tjera na bënë të vëmë një themel të shëndoshë ndë punët e gjuhës sonë. Zoti jua shpërbleftë! Ne e kemi patur ndër mënt t’ju bëjmë shok të nderit të kësaj Vëllazërie (biblike), se s’harrojmë dot të mirën tuaj... Motin e ardhshëm ne kemi ndër mënd të kemi edhe çupa që gjetkë nga Shqipëria të janë e të vishen ndë skolitë. Ndë mbledhçim ndonjë ndihmë për së shpejti do të zëmë të ndërtojmë nja dy oda për të fjetur... U përqafonj me shumë mall, Gj. D. Qiriasi.” Disa muaj më vonë, më 27/8 prill 1893, Gjergj Qiriazi shkruan:

„Vëlla im i dashur, Zt. Naço, Bukuresht. Letrën e Z-së Sate të pastajmen e mora ndë Korçë. S’pata nge të të shkruanj, ndonëse kisha shumë fjalë për të thëmë... E para fjalë që dua të them është se Petrua (Petro Nini Luarasi – martir i shqiptarizmit), i cili ka fituar shumë kundërshtarë nga ca veta ndë Korçë. Mbesonj të jesh pjekur me Zt. Jovan Kosturin, i cili është sjellë fort me mënd ndë punë të skolisë, po tash posa iku ay. Petron e përfolnë shumë keq me fjalë të paduruarshme, kaqësa u nangos të ngrerë plaçkat nga skolia dhe t’i shpjerë ndë shtëpi gjetkë. Përmbi të gjitha, këta e lanë fare pa para, edhe kur iku nga Korça u anagas që t’i jap unë ca të holla të shkonjë Pashkët... Zoti Petrua është me zemër të përvëluar edhe me shpirt e me mish përpiqet për të mirën e skolive. Nuk i erth kaq keq për vetëhen e tij që mbet pa para, por kërkoi para për priftin dhe për dhaskenjtë, edhe s’i dhanë...”

Poashtu, dhuna ndaj Branko Sinadinovskit para disa ditësh në Shkup, themeluesit të Bashkësisë Fetare Ortodokse të Shqiptarëve në Maqedoni, duhet të dënohet, pasi që të drejtat themelore të njeriut nuk mund të shtypen në asnjë formë, nga cilido regjim apo ideologji prezente. Vëllëzerit tanë të asimiluar të cilët kanë filluar të deklarojnë rrënjët e origjinës duhet të mirëpriten, të mbrohen dhe të dëgjohen nga institucionet e shteteve shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare, pasi që të drejtat bazike ekzistenciale të asnjë individi apo familje të tyre nuk guxojnë të vazhdojnë të shkelen, sepse janë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. (*Zt. Jahja Lluka është Këshilltar i Kryeministrit Haradinaj.)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat